Prezervativët do të jenë falas për të rinjtë në këtë shtet

Prezervativët do të jenë falas për të rinjtë në këtë shtet

20:09, 08/12/2022

Të rinjtë në Francë do të jenë në gjendje të marrin prezervativë pa pagesë nga viti i ardhshëm në përpjekje për të reduktuar përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme (STD), tha të enjten Presidenti Emmanuel Macron.

“Në barnatore, prezervativët do të jenë falas për ata të moshës 18 deri në 25 vjeç nga 1 janari”, u tha Macron gazetarëve gjatë një aktiviteti për shëndetin e të rinjve.

Autoritetet shëndetësore vlerësojnë se shkalla e SST-ve u rrit me rreth 30% në 2020 dhe 2021 në Francë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco