Faqja e fshehtë në WhatsApp që zbulon se sa mesazhe keni dërguar dhe marrë ndonjëherë

Faqja e fshehtë në WhatsApp që zbulon se sa mesazhe keni dërguar dhe marrë ndonjëherë

18:32, 08/12/2022

E keni pyetur ndonjëherë veten se sa mesazhe keni dërguar ndonjëherë në WhatsApp?

Përgjigja mund t’ju habisë.

WhatsApp tashmë ka një faqe të fshehur ku mund ta kontrolloni dhe të shikoni shkallën e zakonit tuaj të shkëmbimit të mesazheve.

Kjo faqe numëron mesazhet tuaja në numrin e telefonit (dhe madje edhe nëpër pajisje).

Thuajse me siguri të gjithë do të keni shumë më tepër mesazhe të marra, pasi balanca zakonisht turbullohet shumë nga bisedat në grupe.

Por është plotësisht e mundur që ju të keni dërguar akoma më shumë se sa keni marrë, duke ju bërë një “mesazhues serial”, shkruan The Sun.

Veçoria është shumë e lehtë për t’u kontrolluar dhe zgjat vetëm disa sekonda.

Si të shihni sa mesazhe keni dërguar në WhatsApp

Së pari, sigurohuni që po përdorni versionin më të fundit të WhatsApp në iOS për iPhone ose në Android.

Tani hapni aplikacionin dhe shkoni tek Settings.

Shtyp më pas te “Storage and Data”.

Pas kësaj kërkoni për seksionin Network section dhe shtyp Network Usage.

Në krye, duhet të shihni një seksion të quajtur Mesazhe.

Dhe ka dy të dhëna: Dërguar dhe marrë.

Kjo përmbledh të gjitha mesazhet që keni dërguar dhe marrë gjatë viteve

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco