Të gjithë ata që kanë ëndërruar për një palë atlete Adidas ose Nike për kuajt, tanimë mund t’i blejnë.
Thjesht duhen mbi një mijë dollarë për të poseduar një palë atlete të tilla të personalizuara.
Marcus Floyd, një artist nga Kentucky, e ka nisur zhvillimin e prototipit të atleteve për kuaj si pjesë e një bashkëpunimi me agjencinë VisitLex.
VisitLex e ka kontaktuar atë përpara Breeder’s Cup, një seri garash kalërimi të mbajtura në Lexington më 4 dhe 5 nëntor.
Floyd kishte përvojë të mëparshme me dizajnimin dhe modifikimin e këpucëve.
Ai ka ndjekur një program intensiv katër-ditor për të mësuar se si të dekonstruktohen dhe rindërtohen atletet.
Ndërtimi i çdo grupi këpucësh kërkon deri në 17 orë, sipas Floyd. Ai filloi me blerjen e vetë atleteve.
© SYRI.net