Vetëm në këto raste mund dhe duhet t'i shkruani ish-it tuaj

Vetëm në këto raste mund dhe duhet t'i shkruani ish-it tuaj

14:29, 06/12/2022

Nëse dilema juaj është ti shkruani apo jo ish-it, përgjigjja jonë është jo. Sigurisht nuk mund të jemi kategorikë dhe 100% të prerë në "jo-në" që lexuat sepse situatat janë të ndryshme. Thënë këtë, ka raste kur plotësimi i nevojës tuaj për t'i shkruar një ish-partneri mund t'ju çlirojë dhe ndihmojë të ecni para. Po në cilat raste ju mund t'i shkruani pa u frikësuar se do të lëndoheni sërish?

Një rast kur duhet t'i shkruani është pikërisht kur ju i keni borxh një falje personit tjetër. Mendoni pak si u ndatë dhe rolin tuaj në këtë ndarje. Nëse ishte si pasojë e një shpërthimi të keq në komunikim dhe ti ishe fajtor/e, ose lidhja përfundoi sepse ti tradhtove është momenti për të kërkuar ndjesë. 

Nëse pas ca kohësh të ndarë ke reflektuar dhe ke kuptuar më mirë çfarë kanë ndjerë ata nuk është mendim i gabuar të duash të shprehësh faljen tënde dhe emocionet që ndjen tani. Kjo sepse tani ti mund ta shprehësh veten në një formë që më parë nuk mundeshe.

Edhe nëse nuk ndjen për të kërkuar asnjë falje, pak kohë me veten dhe mendimet e tua mund të të ndihmojë të kuptosh çfarë i dha fund lidhjes. Nëse mendon se ekziston një mundësi që të paktën të jeni miq, mund të rikomunikosh me të.

Thënë këtë, gjithashtu shumë e rëndësishme është të mendosh nëse ky njeri do të dëgjojë nga ty apo jo. Nëse mendon se rikthimi yt do të bënte më shumë keq sesa mirë, e mira është t'i mbash për vete mendimet dhe ndjesitë e tua. 

Gjithashtu, është ide e mirë t'i shkruash dikujt me të cilin ke patur një lidhje vetëm atëherë kur e ke shumë të qartë çfarë do t'i thush dhe pse do që ata të të dëgjojnë. Për më tepër, kur je i përgatitur të marrësh një përgjigje që nuk do të doje ta dëgjoje. 

Burimi: Cosmopolitan


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco