Austria planifikon t’i sekuestrojë makinat që kapen me shpejtësi 'ekstreme'

Austria planifikon t’i sekuestrojë makinat që kapen me shpejtësi 'ekstreme'

12:20, 06/12/2022

Qeveria e Austrisë ka planifikuar që t’i sekuestrojë makinat e personave që janë shpallur fajtorë për ngarjen e makinave me shpejtësi ekstreme.

Ata që tejkalojnë shpejtësinë me të paktën 60 km/h në zonat urbane ose me të paktën 70 km/h në zonat rurale, mund të rrezikojnë ta humbasin automjetin për dy javë.

Nëse ata janë një shkelës i përsëritur ose kapen duke udhëtuar jashtëzakonisht shpejt, makina e sekuestruar do të nxirret në ankand.

Atyre, që shpallen fajtorë për shpejtësi të tepruar do t'u hiqet përkohësisht leja e drejtimit, tha qeveria.

Vendimi vjen pas masave të ngjashme në Zvicrën dhe Italinë fqinje, të cilat synojnë të godasin "djemtë e garave".

"Ai që nuk ka më makinë nuk do të nxitojë më," tha ministrja austriake e Transportit Leonore Geëessler. “Pikërisht kjo është arsyeja pse kjo masë është kaq e suksesshme në vendet e tjera, sepse godet aty ku dhemb dhe mbron popullatën e përgjithshme.

Një shofer në Vjenë u kap së fundmi duke udhëtuar me 104 km në orë në një zone ku duhej të qarkullonte vetëm me 30 km/h.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco