Breshka më e vjetër në botë feston ditëlindjen e 190-të

Breshka më e vjetër në botë feston ditëlindjen e 190-të

09:29, 04/12/2022

Ishulli i Shën Helenës në Atlantikun e Jugut po feston ditëlindjen e kafshës tokësore më të vjetër të gjallë në botë – një breshkë gjigante e quajtur Jonathan, i cili mbushi 190 vjet.

 

Shtëpia e guvernatorit të ishullit, ku Jonathan ka kaluar pjesën më të madhe të jetës së tij, po shënon rastin duke u hapur për tre ditë për vizitorët që dëshirojnë të festojnë.

Zyrtarët në ishull – një territor britanik jashtë shtetit – kanë bërë gjithashtu një seri pullash përkujtimore.

Teksa nuk ka të dhëna të vërteta për lindjen e tij, Jonathan mendohet të ketë lindur rreth vitit 1832.

Ai u soll në Shën Helena nga Seychelles më 1882, si dhuratë për Sir William Grey-Wilson – i cili më vonë u bë guvernator.

Por Jonathan në fakt mund të jetë 200-vjeç, sipas Matt Joshua, kreu i turizmit në Shën Helena.

Në Shën Helenën, Jonathani është diçka si një njeri i famshëm. Kafsha e moshuar jeton së bashku me tre breshka të tjera gjigante – David, Emma dhe Fred.

Megjithëse pleqëria e ka lënë Jonathanin të verbër dhe pa shqisën e nuhatjes, dëgjimi i tij është i shkëlqyer. Sipas Guiness World Records, ai i përgjigjet mirë zërit të veterinerit të tij, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Pavarësisht se disa nga shqisat e tij tani dështojnë, veterineri i Jonathanit, Joe Hollins, i tha Guinness World Records se kafsha ka ende shumë energji – megjithëse kjo ndryshon me motin.

“Pavarësisht moshës së tij, Jonathan ka ende një epsh të mirë dhe shihet shpesh duke u çiftuar me Emën dhe nganjëherë Fredin – kafshët shpesh nuk e kanë problem gjininë”, shtoi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco