Parlamenti kthehet në arenë boksi

Parlamenti kthehet në arenë boksi

10:19, 02/12/2022

Një përleshje e ashpër ndodhi në Parlamentin e Senegalit ditën e djeshme, gjatë seancës plenare ku po diskutohej për projketbuxhetin.

Siç shihet edhe në video, deputeti ngrihet nga vendi, shkon te kolegia e tij dhe e godet me shuplakë. Situata duket se ka agravuar pasi kjo e fundit, nuk e ka lënë me kaq. Deputetja ka marrë një karrige dhe ia ka hedhur kolegut të saj në fytyrë.

Përleshja shpërtheu gjatë një debati për buxhetin me ligjvënësen e opozitës Masata Sabb që doli nga podiumi dhe goditi me grusht deputeten e koalicionit qeverisës Ami Diage Gnibi, shkruajnë mediat e huaja.

Siç pritej, takimi u ndërpre pasi pas përballjes së parë, pasuan të tjera grushta, sharje dhe akuza nga të dyja palët. Episodi u transmetua në televizion.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco