Kur janë të gatshme bebet të kalojnë në ushqim të ngurtë?

Kur janë të gatshme bebet të kalojnë në ushqim të ngurtë?

08:49, 01/12/2022

Këto janë shenjat që duhet pasur parasysh

Periudha e kalimit nga qumështi në ushqimin e ngurtë është një periudhë e rritjes dhe zhvillimit të shpejtë të foshnjës.

Sipas ekspertëve, në gjashtë muajt e parë për rritje dhe zhvillim të suksesshëm mjafton qumështi i nënës apo formula e përshtatur. Mirëpo, ndërsa bebja rritet, ajo ka nevojë për ushqim të ngurtë për të marrë lëndë ushqyese të mjaftueshme.

Është me rëndësi që prindi të vlerësojë zhvillimin individual të bebes dhe të mos bazohet në rregulla.

Njëherë kur i shihni shenjat që bebja është e gatshme për ushqim të ngurtë, filloni t’i ofroni ushqime të ngurta një nga një.

Këto janë shenjat që bebja juaj është gati për kalimin në ushqim të ngurtë:

– ka kontroll të mirë të kokës dhe qafës dhe mund të ulet drejt
– hap gojën kur i afroheni me një lugë me ushqim
– anon për të parë se çfarë ka në pjatë
– mund të gëlltisë ushqimin 

Është me rëndësi të dini që burimi kryesor i ushqimit të bebes gjatë vitit të parë ende është qumështi i nënës apo qumështi i përshtatur.

Prandaj është me rëndësi të jeni të durueshëm dhe këmbëngulës, sepse bebes i duhet kohë për të pranuar të gjitha ato tekstura dhe shije të reja.

Megjithatë, është gjithashtu shumë e rëndësishme të dini se kur fëmija juaj nuk dëshiron të hajë, këto janë shenjat që ai ka ngrënë mjaftueshëm:

– kthen kokën në anën tjetër
– e shtyn lugën nga goja
– nxjerr jashtë ushqimin
– nuk e hap gojën

Oreksi i foshnjës suaj mund të ndryshojë nga dita në ditë, prandaj është e rëndësishme të futni ushqime të reja gradualisht. Fillimisht provoni një ose dy lugë çaji me ndonjë ushqim, më pas rriteni gradualisht sasinë. Në moshën një vjeçare, foshnja duhet të hajë tre vakte të vogla në ditë, plus qumështin e gjirit ose formula, shkruan “Raisingchildren”.

Kur fëmija mësohet me një ushqim, gradualisht mund të filloni të ofroni një tjetër. Brenda pak muajsh, dieta ditore e fëmijës suaj duhet të përfshijë një shumëllojshmëri ushqimesh të shëndetshme si mish, peshk, drithëra, perime, fruta, vezë, djathë me yndyrë të plotë dhe kos. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco