Emigrantët kanë renditur vendet më të mira për të jetuar

Emigrantët kanë renditur vendet më të mira për të jetuar

09:12, 30/11/2022

InterNations - një komunitet global për njerëzit që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit - ka kryer sondazhin e tij vjetor Expat Insider.

Pasi pyeti 11,970 emigrantë, organizata krijoi një renditje të 50 qyteteve në të gjithë botën. Raporti i Expat Insider 2022 analizoi destinacionet në mbarë botën dhe i renditi ato sipas cilësisë së jetës për emigrantët.
 

Sondazhi u kërkoi emigrantëve të vlerësonin lehtësinë e vendosjes, punës jashtë vendit dhe financat personale në qytetin ku ata jetonin. Këtë vit, katër qytete europiane hynë në dhjetëshen e parë.

Valencia është cilësuar si qyteti më i mirë në botë për emigrantët në vitin 2022. Nëntë nga dhjetë emigrantë thanë se ndihen të sigurt në qytet. Tre të katërtat e emigrantëve thanë se ndihen si në shtëpinë e tyre dhe të lumtur me jetën sociale.

Në Lisbonë, njerëzit vlerëuan motin dhe klimën, si edhe sigurinë. Madridi u lavdërua për aktivitetet dhe kulturën e mikpritjes. Në Bazel, emigrantët ishin të kënaqur me pagën, por kishin vështirësi për t’u socializuar.

Parisi vjen i dyti nga fundi në renditjen e qyteteve më të mira për emigrantët, i kritikuar për koston e lartë të jetesës. Dy qytete italiane janë gjithashtu në dhjetëshen e fundit. Qytetarët e Milanos thanë se ishin të pakënaqur me orarin e punës dhe raportin punë-jetë, ndërsa Roma u kritikua për tregun e punës dhe perspektivat e karrierës.

Top 10 qytetet më të mira për të jetuar:

 

1. Valencia
2. Dubai
3. Meksiko
4. Lisbonë
5. Madrid
6. Bangkok
7. Bazel
8.Melburn
9. Abu Dabi
10. Singapor

Të fundit në renditjet:

41. Roma
42. Tokio
43. Vankuver
44. Milano
45. Hamburg
46. Hong Kong
47. Stamboll
48. Paris
49. Frankfurt
50. Johannesburg

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco