Ja si të bëni gjumin më të mirë

Ja si të bëni gjumin më të mirë

08:03, 29/11/2022

Ekspertët kanë dhënë disa këshilla se si të bëni një gjumë më të mirë, pavarësisht mendimeve që mund t’iu sillen në kokë.

Vlerësohet se pagjumësia tani prek 40 për qind të të rriturve, një rritje prej 20 përqind pas pandemisë.

Kreu i informacionit në shoqatën bamirëse të shëndetit mendor Mind, Stephen Buckley u shpreh se është e zakonshme të përjetoni ankth, derisa përballeni me ngjarje ose ndryshime stresuese, veçanërisht nëse ato mund të kenë një ndikim të madh në jetën tuaj.

“Ankthi është një përgjigje e natyrshme njerëzore kur ndiejmë se jemi nën kërcënim. Dhe të kesh shqetësime gjatë natës nuk do të thotë domosdoshmërisht se po përjeton një problem të shëndetit mendor”, është shprehur Buckley.

Vendimi për t’u përballur me shqetësimet tuaja në një kohë të caktuar, mund t’ju ndihmojë të kaloni natën pa u shqetësuar, shkruan The Sun.

Shpesh natën tentimi për të fjetur mund t’iu shqetësojë, ndaj është më mirë t’i hapni sytë derisa të ndiheni të gatshëm për gjumë.

“Ky është një truk i lehtë për të hequr mendjen dhe trupin tuaj nga stresi”, u shpreh tutje ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco