Gjuetari vritet me armë nga qeni?!

Gjuetari vritet me armë nga qeni?!

15:50, 28/11/2022

Një 32-vjeçar humbi jetën tragjikisht teksa ishte në gjueti në rrafshnaltën Kizlan në Turqi.

Mediat në Turqi raportojnë se Ozgur Gevrekoglu ishte gati të kthehej në banesën e tij dhe po fuste armët në makinë, kur në një moment qeni ngjitet në makinë dhe putra e tij shkel këmbëzën e armës, e cila ishte e mbushur. Për fat të keq, 32-vjeçari u qëllua dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Ozgur Gevrekoglu ishte bërë baba vetëm dhjetë ditë më parë.

Megjithatë, në disa media të tjera lokale janë hedhur dyshime se pretendimet e “qenit vrasës” mund të jenë thjesht një mbulim që po tentohet t’i bëhet ngjarjes, e cila mund të ketë qenë e qëllimshme dhe mund të ketë autor.

Aktualisht, për këtë ngjarje janë duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë.

Image

Image

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco