Artisti britanik kthen në jetë muret e Ukrainës, të bombarduara nga forcat Ruse

Artisti britanik kthen në jetë muret e Ukrainës, të bombarduara nga forcat Ruse

20:04, 27/11/2022

Artisti britanik i rrugës, Banksy, ka konfirmuar për The Art Newspaper se ka krijuar shtatë murale në vende të ndryshme në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, periferinë e Irpinit dhe qytetin Borodjanka, që njëherësh janë ndër vendet më të goditura nga bombardimet ruse.

Artisti ka hyrë në Ukrainë mes luftës së vazhdueshme të Rusisë atje. Banksy ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram një prej muraleve të tij me mbishkrimin “Borodyanka, Ukraine”.

Murali, që tregon një burrë duke larë shpinën në një vaskë, është në katin përdhes të asaj që ka mbetur nga një bllok ndërtesash banimi, të goditur nga sulmet ruse në mars, në Horenka, pjesa veriperëndimore e Kievit. Teksa po shkojnë kah një dimër i ftohtë, banorët thonë se e vlerësojnë një banjë të ngrohtë në një mural të pikturuar nga artisti i grafiteve, Banksy.

“Për mua do të thotë t’i lash të gjitha papastërtitë. Fëlliqësia e Federatës Ruse…Dhe ky vizatim më bën të ndihem sikur jam pastruar nga papastërtitë që na kanë rënë”, tha Tetiana Reznychenko, 43 vjeçe, për Reuters ndërsa bora binte rreth saj.

Banksy konsiderohet si një nga artistët më misterioz të kohës sonë. Është ende e paqartë se kush fshihet nën këtë pseudonim.

Ai u bë i njohur në gjithë botën falë veprave të tij satirike të artit të rrugës dhe grafiteve. Veprat e tij kanë një ngjyrim të theksuar social-politik. Veprat e reja janë muralet e para publike të Banksyt në më shumë se një vit, megjithëse kjo nuk është hera e parë që puna e tij lidhet me Ukrainën.

Në mars, një printim i një prej pjesëve të tij më të famshme kundër luftës, CND Soldiers, u shit në ankand, duke mbledhur 106.505 dollarë për një spital për fëmijë në Kiev. 

Murali origjinal ishte shfaqur për herë të parë jashtë dhomave të Parlamentit në Londër në vitin 2003, gjatë protestave kundër luftës në Irak.

Image

Image

Image

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco