Si mund të heqim dorë nga një zakon i keq?

Si mund të heqim dorë nga një zakon i keq?

23:29, 26/11/2022

Të gjithë njerëzit formojnë zakone, pra sjellje të cilat i kryejmë automatikisht në përgjigje të një sinjali apo nxitjeje. Zakonet mund të jenë të mira ose të këqija. Të mirat prodhojnë rezultate të dobishme pa kërkuar shumë angazhim të trurit, siç është koha e kaluar me njeriun tuaj të dashur.

Por disa zakon të tjera - si për shembull e ngrëna emocionale apo shpenzimi i parave në treg për të lehtësuar disi stresin - mund të kenë efekte negative në një periudhë afatgjatë, ndaj shpeshherë duhet të prishen. Por si të hiqni dorë një zakon?

Benxhmin Gardner, profesor i asociuar i psikologjisë në Universitetin Sarrej në Brataninë e Madhe, që merret enkas me studimin e zakoneve, thotë se për këtë ekzistojnë 3 strategji. Dhe nuk ka asnjë “qasje më të mirë se të tjerat”, pasi gjithçka varet nga sjellja që dëshironi të bëni.

Tre opsionet janë të ndaloni sjelljen në fjalë, të ndaloni së nënshtruari veten ndaj shkasit apo të lidhni shkasin me një sjellje të re, po aq të kënaqshme. Për shembull, ju ndoshta përjetoni një dëshirë të fortë për të blerë kokoshka sapo hyni në një kinema.

Kinemaja është shkasi, dhe blerja dhe ngrënia e kokoshkave është sjellja që është bërë zakon. Për ta hequr këtë zakon, keni këto opsione:Njëra, është t’i thoi vetes “Jo kokoshka” sa herë që shkoni në kinema; së dyti të shmangni tërësisht shkuarjen në kinema; dhe se treti të zëvendësoni kokoshkat me një produkt tjetër që i përshtatet më mirë buxhetit tuaj apo dietës ushqimore.

Një shembull tjetër i një zakoni të keq, siç është kafshimi i thonjve, është një veprim i nënndërgjegjeshëm dhe që bëhet shpesh gjatë gjithë ditës, kështu që ju mund të mos e dini se çfarë e shkakton atë. Edhe pse është mirë të kuptoni shkakun themelor, mund të jetë e vështirë të ndërgjegjësosh veten - aq më pak ta ndalosh - mbi kafshimin e thonjve në çdo moment stresi apo mërzie.

Ka të ngjarë të jetë më mirë të zëvendësoni kafshimin e thonjve me një përgjigje tjetër fizike ndaj stresit, si për shembull mbajtja në duar e një topi të vogël prej gome që mund ta shtypni në momentet e nivel të larta të stresit. Përndryshe, mund të përdorni një pengesë, si manikyri me një shije të fortë, për të rritur ndërgjegjësimin tuaj për kafshimin e thonjve në ose pak para momentit kritik, thotë Gardner.

Çelësi i strategjisë së zëvendësimit, është të siguroheni që zakoni i ri të jetë po aq tërheqës. Por jo çdo strategji e thyerjes së zakonit funksionon për çdo zakon. Për shembull, nëse nuk doni të hani diçka në kohën e pushimit në punë, nuk do të funksionojë nëse do të largoni shkasin, pasi nuk mund të ndaloni shkuarjen në punë.

Si mund të heqim dorë nga një zakon i keq?

Një qasje tjetër do të ishte të ndaloni sjelljen, dhe t’i thoni qëllimisht vetes “jo ngrënie çdo ditë midis vakteve”. Ose mund të përpiqeni të krijoni një zakon të ri për të ngrënë ushqim më të shëndetshëm në mëngjes. Çfarëdolloj strategji që zgjidhni, çelësi është ta bëni atë vazhdimisht, këshillon eksperti.

Mënyra e vetme se si funksionon thyerja e zakonit, është përdorimi në mënyrë të përsëritur i strategjisë. Ndërkohë nuk ka asnjë provë se do të duhen 21 ditët që reklamohen shpesh thekson Gardner.

Një studim i vitit 2009 me 96 njerëz i botuar në Gazetën Evropiane të Psikologjisë Sociale, tregoi se individëve iu deshën 18 deri në 254 ditë për të krijuar një zakon, diçka që duhet ditur nëse jeni duke e përdorur strategjinë e zëvendësimit për të hequr qafe një zakon të keq. Studime të tjera, sugjerojnë se është më e thjeshtë të ndryshosh një zakon fizik sesa një zakon mbi të menduarin. Për të hequr qafe zakonet duhet kohë, sepse ato lënë gjumë në tru. Sjelljet që sjellin shpërblime, si kënaqësia apo rehatia, ruhen si zakone në rajonin e trurit të quajtur ganglioni bazale. Studiuesit kanë gjurmuar sythet nervore në këtë rajon që lidhin sjelljet ose zakonet me sinjalet shqisore, të cilat mund të veprojnë si nxitës.

Sa më shumë herë që të përsërisni një zakon, aq më e vështirë është të hiqni dorë prej tij thotë Çarls Duhig, autor i librit “Fuqia e zakonit:Pse bëjmë atë që bëjmë në jetë dhe biznes”. Vlen të përmendet, se ndërsa zakoni dhe varësia i mbivendosen njëra-tjetrës, midis tyre ka edhe dallime domethënëse.

Prandaj thyerja e një zakoni dhe shkëputja nga një varësi e caktuar, nuk janë përpjekje të njëjta. Dallimi kryesor është se zakonet janë më shumë të bazuara tek zgjedhja, ndërsa sjelljet e varësisë mund të jenë më të lidhura neurologjikisht dhe biologjikisht.

Gardner thekson se suksesi nuk është i barabartë me thyerjen e zakonit. “Zakoni duhet të konsiderohet si një vazhdimësi. Gjërat bëhen pak a shumë të zakonshme. Në vend se të zhdukni një zakon, ju duhet ta vlerësoni atë.

“Kështu do ta kuptoni se po përparoni jo kur të jetë zhdukur zakoni, por kur të ndjeheni më pak të ndikuar prej tij. Ditën kur do të filloni të ndiheni sikur keni më shumë zgjedhje në dispozicion, sikur sjellja e zakonit nuk është automatike, atëherë do të mësoni edhe po përparoni në rrugën drejt thyerjes së zakonit tuaj”- thotë ai./ “Live Science”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco