Vitet e qenit llogariten sipas kësaj formule

Vitet e qenit llogariten sipas kësaj formule

18:18, 26/11/2022

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë në SHBA, konsiderojnë që llogaritja e moshës së qenit në vitet e njeriut, sipas metodës “herë shtatë”, në fakt është një mit shumë i popullarizuar

Domethënë, formula e re bazohet në orën epigjenetike dhe përfshin gjetjen e logaritmit të moshës së qenit i cili shumëzohet me 16 dhe pastaj rezultatit i shtohet 31.

Sipas kësaj formule qeni i moshës 18 vjeç ka pasur 77 vjet të njeriut, ndërsa kafsha juaj shtëpiake që është dy vjeçe, do të ketë 42 vjet të njeriut, shkruan Daily Mail.

Për shembull për qenin prej 11 vjetësh:
logaritmi natyror është 2,4
2,4 ▪ 16 = 38,4
38,4 + 31 = 69,4

Sipas kësaj, qeni i moshës 11 vjeç në vitet e njeriut do ketë diç më shumë se 69 vjet, ndërsa sipas metodës “herë shtatë” do t’i ketë 77.

Hulumtuesit kanë pranuar që në jetën e qenit ka periudha në të cilat orët nuk përputhen me orët e njeriut, duke përfshirë edhe periudhën gjatë pubertetit, sepse qentë arrijnë pjekurinë më herët se njerëzit.

Mirëpo, megjithatë, konsiderojnë që metoda e tyre e llogaritjes është edhe më precize nga ajo aktualja e “metodës herë shtatë” (vitet e qenit shumëzohen me shtatë).

– Nuk është e lehtë të gjendet krahasimi real i moshës relative të qenit dhe njeriut, duke pasur parasysh që ata arrijnë pjekurinë me shpejtësi të ndryshme, por edhe specie të ndryshme kanë jetëgjatësi të ndryshme. Racat më të vogla jetojnë deri në 18 vjet, ndërsa racat më të mëdha gjashtë, shtatë – thotë gjenetistja Tina Wang. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco