Squid Game ‘lojtari 001’ akuzohet për sulme seksuale

Squid Game ‘lojtari 001’ akuzohet për sulme seksuale

14:04, 25/11/2022

Aktori Yeong-su i cili luajti në serialin e njohur të Netflix “Squid Game” po përballet me akuza serioze për sulm seksual.

Aktori japonez, fitues i Golden Globe u akuzua për sulm, thanë zyrtarët e gjykatës të enjten.

Thuhet se aktori preku trupin e një gruaje kundër vullnetit të saj në mesin e vitit 2017.

Viktima e supozuar e raportoi incidentin në polici dhjetorin e kaluar dhe çështja u mbyll në prill pa akuza të mëtejshme kundër Yeong-su, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Por zyra e prokurorit në Suwon rihapi çështjen dhe hetoi pretendimet e gruas, të cilat aktori 78-vjeçar i mohon kategorikisht.

Mediat e huaja raportuan se Yeong-su i kishte kërkuar falje gruas vitin e kaluar, ndërsa aktori theksoi se “kjo nuk do të thotë që unë po i pranoj akuzat”.

Yeong-su ka thënë se akuzat nuk janë të vërteta, pasi gjithçka që ai kishte bërë ishte “duke mbajtur duart e gruas për t’i treguar asaj rrugën rreth një liqeni”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco