Sa shpesh duhet të lani flokët?

Sa shpesh duhet të lani flokët?

12:50, 25/11/2022

Nga Kristen Rogers, CNN

Një raport i fundit në lidhje me zbulimin e një kimikati që shkakton kancer, i gjetur në disa shampoo të thatë mund t'ju bëjë të rimendoni rutinën tuaj të kujdesit për flokët. Por ekspertët thonë se nuk ka një përgjigje të vetme për të gjithë se sa shpesh duhet t'i lani flokët.

"Disa njerëz thjesht mendojnë se duhet t'i lajnë flokët çdo ditë ose do të kenë flokë shumë të yndyrshëm," tha Dr. Anthony Rossi, një asistent i dermatologjisë. A nuk është dushi një herë në ditë mënyra më e mirë për të mbajtur higjenën? Sa shpesh duhet t'i pastroni flokët varet nga shumë faktorë, duke përfshirë llojin dhe stilin e flokëve, dhe se sa i yndyrshëm bëhet skalpi juaj. Larja shumë e shpeshtë mund të thajë dhe të dobësojë flokët, ndërsa grumbullimi i vajit nga moslarja e mjaftueshme mund të shkaktojë aromë të keqe gjithashtu dhe zbokth; tha Rossi.

Rossi në përgjithësi u thotë pacientëve të tij se duhet të lajnë flokët një ose dy herë në javë. Por nëse keni pasur trajtime kimike që mund t'i bëjnë flokët tuaj më të thatë ju mund të dëshironi t'i lani më pak se një herë në javë për të shmangur thyerjen ose brishtësitë e flokëve ose majat e ndara, tha ai. Nëse skalpi juaj është shumë i yndyrshëm, mund t'ju duhet ta lani atë më shpesh sa një herë në ditë, sipas faqes së internetit të Shoqatës së Akademisë Amerikane të Dermatologjisë. Mosha juaj gjithashtu mund të luajë një rol. Lëkura jonë prodhon më pak vaj derisa plakemi, sipas shoqatës. Flokët tuaj mund të jenë më të prirur për t'u tharë ose thyer nëse janë kaçurrela ose me dredha.

Larja shumë e shpesht mund ta përkeqësojë këtë, kështu që flokët e trashë dhe kaçurrela në përgjithësi nuk kanë nevojë të lahen çdo ditë apo edhe çdo javë, sipas ekspertëve. Por ju duhet të laheni të paktën çdo dy deri në tre javë për të mbajtur lëkurën e kokës dhe flokët tuaj të pastër dhe të shëndetshëm. Përktheu Syri net Kosova

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco