Një familje befasohet kur nga qesja në vend të bananes iu del bretkoca

Një familje befasohet kur nga qesja në vend të bananes iu del bretkoca

15:55, 07/10/2022

Një bretkocë pemësh nga Republika Domenikane është shfaqur në pazarin e një familjeje në Sainsbury.

Iain Holloway nga Tamworth, Staffordshire, tha se gruaja e tij zbuloi amfibin e vogël të mbyllur brenda një qese me banane, transmeton Syri.net Kosova nga BBC.

"Ne të gjithë qëndruam në kuzhinë duke parë njëri-tjetrin duke pyetur veten se çfarë të bënim," shpjegoi ai.

Ata e telefonuan RSPCA (Shoqëria Mbretërore për Parandalimin e Mizorisë ndaj Kafshëve), që tha se bretkoca i kishte mbijetuar një udhëtimi prej 4,300 miljesh (6,920 km) në gjendje të mirë.

Zoti Holloway tha se djali i tij 12-vjeçar bëri pak kërkime ndërsa ata prisnin të mbërrinte RSPCA dhe nga shenjat, e identifikuan vizitorin që kërcente si një bretkocë pemësh të zakonshme.

“Ishte një surprizë e plotë të shohësh këtë krijesë të vogël në kuzhinën tonë aq larg nga shtëpia dhe ne të gjithë kemi pasur pak të qeshura për të që atëherë”, tha zoti Holloway.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco