Identifikohen dy shenja të reja të hershme për sëmundjen e Parkinsonit

Identifikohen dy shenja të reja të hershme për sëmundjen e Parkinsonit

09:18, 05/10/2022

Humbja e dëgjimit dhe epilepsia janë identifikuar si dy shenja të reja, të hershme të sëmundjes së Parkinsonit, sipas një studimi të ri të publikuar në JAMA Neurology. Tiparet e zbuluara rishtazi - së bashku me simptomat e tjera të vërejtura në vitet para një diagnoze - mund të ndihmojnë mjekët të njohin dhe trajtojnë sëmundjen në fazat e hershme.

"Rezultatet tona zbuluan faktorë të rinj rreziku dhe simptoma të hershme: epilepsi dhe humbje dëgjimi," tha autorja kryesore e studimit, Cristina Simonet, në një deklaratë për shtyp.

"Është e rëndësishme që mjekët të jenë të vetëdijshëm për këto lidhje dhe të kuptojnë se sa herët mund të shfaqen simptomat e Parkinsonit, në mënyrë që pacientët të marrin një diagnozë në kohë."

Qëllimi i studimit, i kryer nga studiuesit në Universitetin Queen Mary të Londrës, ishte të hetonte faktorët e rrezikut dhe simptomat para diagnozës në një popullatë me etni të ndryshme, pasi shumica e hulumtimeve të Parkinsonit janë bërë në popullata kryesisht të bardha dhe të pasura.

Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim neurologjik progresiv. Shenjat e para janë problemet me lëvizjen. Lëvizjet e oordinuara të muskujve bëhen të mundura nga dopamina, një substancë në tru. Dopamina prodhohet në një pjesë të trurit të quajtur "substantia nigra". Në rastin e njerëzve me Parkinson, qelizat e substantia nigra fillojnë të vdesin. Kur ndodh kjo, nivelet e dopaminës zvogëlohen. Kur ato kanë rënë 60% deri në 80%, simptomat e Parkinsonit fillojnë të shfaqen.


 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco