Nuk ka qenë kurrë i lidhur, 23-vjeçari fton femrat në takim me një tabelë gjigante në rrugë

Nuk ka qenë kurrë i lidhur, 23-vjeçari fton femrat në takim me një tabelë gjigante në rrugë

07:44, 05/10/2022

Një 23-vjeçar i cili nuk ka qenë kurrë i lidhur dhe nuk është takuar me asnjë vajzë, ka gjetur një mënyrë ideale për t’u bërë me të dashur.

Ed Chapman nga Leeds pasi u bë 23 vjeç kuptoi se duhet të bëhej me të dashur e të dilte në takime me të.

"Kam provuar disa aplikacione takimesh, por nuk më ka shkuar aspak mirë."

Për të arritur qëllimin e tij, 23-vjeçari ka vendosur një billboard (tabelë)gjigante me fytyrën dhe emailin e tij në autostradë M621 që shkon drejt e në Leeds.

"Vendosa se duhej të provoja diçka ndryshe dhe mendova se të kem billbordin tim do të ishte një mënyrë e mirë për të takuar njerëz."

Pasi vuri billbordin e tij në rrugë dhe internet, Ed ka filluar të marrë mesazhe nga vajzat dhe gratë e ka nisur të flasë me disa prej tyre.

"Kam marrë mesazhin tim të parë në të njëjtën ditë që billbordi u shfaq në internet dhe që atëherë, kam pasur disa mesazhe nga gra nga mosha 18 deri në 48 vjeç."

Ed ka folur me katër gra dhe që të gjitha janë të prirura për të shkuar në një takim me të.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco