Lamborghini 'prodhon' mjaltë, por vetëm punonjësit mund ta marrin atë

Lamborghini 'prodhon' mjaltë, por vetëm punonjësit mund ta marrin atë

17:49, 04/10/2022

Lamborghini është padyshim më i njohur për supermakinat e tij, por ka edhe disa produkte të tjera.

Ashtu si shumë prodhues të tjerë makinash, Lamborghini ka biznese anësore dhe madje prodhon mjaltë që nuk është në dispozicion për shitje.

Në vitin 2016, Lamborghini ngriti një bletore me rreth 600,000 bletë në parkun e saj. Çdo vit, kompania prodhon 430 kg mjaltë, të cilin më pas ua jep punonjësve të saj për Krishtlindje.

Porsche ka diçka të ngjashme. Kompania gjermane zotëronte një bletore me 1.5 milionë bletë dhe gjatë vitit të parë prodhoi 400 kg mjaltë. E gjithë sasia u shit në vetëm pak ditë dhe Porsche më pas e rriti numrin e bletëve në rreth 3 milionë dhe sot prodhon një ton mjaltë në vit. Bentley gjithashtu prodhon mjaltë në MB.

Rolls-Royce është gjithashtu në prodhimin e mjaltit dhe ka rreth 300,000 bletë angleze. Vitin e kaluar, kompania u kërkoi punonjësve të dilnin vullnetarë si bletarë në selinë e saj në Goodwood, Sussex. Sasia e mjaltit që Rolls-Royce prodhon çdo vit është shumë më e vogël se ajo e Porsche.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco