Sterling prezanton atletet e reja, ja historia e veçantë që fshihet pas tyre

Sterling prezanton atletet e reja, ja historia e veçantë që fshihet pas tyre

09:42, 04/10/2022

Raheem Sterling u transferua këtë verë te Chelsea duke lënë Manchester Cityn pas shtatë viteve. Gjithsesi, nuk pati shumë nostalgji nga ana e sulmuesit për lamtumirën me The Citizens, duke qenë se Sterling u rikthye në Londër vendlindjen e tij, ku futbollisti ka hedhur hapat e parë të karrierës duke sakrifikuar shumë. Madje, për hir të kohëve të kaluara, lojtari i kombëtares britanike ka prezantuar edhe atletet e reja të cilat janë vijnë si një kujtim prej ditëve kur Sterling shkonte në stërvitje me autobuz i shoqëruar nga motra e tij.

“3 autobuzë për të shkuar në stërvitje. 18, 182, 140, këto numra nuk do t’i harroj kurrë. Pavarësisht problemeve motra ime më shoqëronte gjithnjë. Këto atlete i kam si dedikim për të dhe për të gjitha momentet që kemi ndarë së bashku në rrugën drejt suksesit”, tha Sterling.

Image

Në sezonin e aktual, Sterling ka shënuar katër gola në nëntë paraqitje për Chelsean ndërsa synimi është të festojë një trofe me Blutë e Londrës si një djalë i qytetit i rritur pranë stadiumit Stamford Bridge

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco