Kjo është mënyra më e sigurt dhe efektive për të flirtuar ditët e sotme

Kjo është mënyra më e sigurt dhe efektive për të flirtuar ditët e sotme

18:11, 02/10/2022

Referuar ekspertëve, flirtimi është "aspekt thelbësor për ndërveprimin mes njerëzve dhe çelësi kryesor për krijimin e lidhjeve intime." Thënë këtë, ata kanë kërkuar dhe zbuluar për mënyrat dhe cilësitë më efektive të flirtimit si për burrat ashtu dhe për gratë.

Mes shumë faktorëve, më të rëndësishmet gjatë një procesi flirti rezultuan sjellja e mirë jo-verbale, inteligjenca, sensi i humorit dhe një qasje e butë që përfshin (pjekurinë, seriozitetin, të qënit diskret dhe mirësinë).

Burrat dhe gratë e interpretojnë flirtin ndryshe

Nisur nga ndryshimet mes tyre, studiuesit vunë re se për gratë interesi që burrat shfaqin ndaj tyre është më i rëndësishëm dhe renditën faktorë si të qënit i vendosur dhe kurajoz më efektive krahasuar me atë çfarë preferonin burrat gjatë flirtit, shkruan anabel.

Gratë janë më të dhëna ndaj cilësive si "pjekuria" dhe "serioziteti" pasi i shohin këto tipare si thelbësore për një lidhje afatgjatë. Qasjet "e egra" përkthehen thjesht si interes dhe fokus seksual, prandaj shpesh do të shihni një grua që i jep shanse një burri më të përmbajtur, më të matur dhe që e bën të ndihet e sigurtë.

Një tjetër "strategji suksesi" gjatë procesit të flirtit është t'i marrësh gjëra "shtruar, por me qëndrueshmëri të plotë".

Në të gjitha rastet të marrësh kohën për të njohur dikë si njeri dhe si një partner të mundshëm është mënyra më efektive për të ndërtuar një lidhje bazuar mbi besimin, respektin dhe interesin e përbashkët. T'i marrësh gjërat shtruar me ngadalë duke qenë i qëndrueshëm zgjon dhe garanton suksesin romantik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco