Trendi i 'harruar' i flokëve nga fillimi i viteve 2000, po rikthehet

Trendi i 'harruar' i flokëve nga fillimi i viteve 2000, po rikthehet

13:39, 29/09/2022

Duke gjykuar nga dukja e yjeve dhe vajzave tona të preferuara të IT-së, një trend i harruar nga fillimi i viteve 2000 po rikthehet – balluket anash.

Askush nuk ishte imun ndaj këtij trendi, nga alternativat dhe të famshmet deri te vajzat më të famshme në shkollë.

Pastaj gjenerata Z i shpalli të papranueshme ndarjet anësore dhe e popullarizoi ndarjen në mes të kokës dhe të ashtuquajturat “balluke perde”.

Do të pajtoheni që këta dy trendë na kanë shërbyer mirë viteve të fundit, mirëpo paksa edhe na janë bërë monotone.

Edhe pse ndoshta balluket anash aktualisht i konsideroni të vjetruara, ato janë kthyer në një frymë të re, më moderne që janë gjithsesi joshëse.

Flokët me tallaze janë zëvendësuar me strukturim dhe prerje të të mprehtë, ndërsa gjithanshmëria ju lejon të eksperimentoni.

Damat e famshme i bartin në variant më të gjatë apo më të shkurtër, por kujdesen që t’ia përshtatin formës së fytyrës së tyre.

Stilin në mënyrën e Jessica Rabbit e kanë pranuar yjet si Dua Lipa dhe Kendall Jenner, ndërsa Zoe Kravitz mban balluke të shkurtra dhe gjeometrike.

Nëse dëshironi të ruani flokët nga dëmtimi këtë vjeshtë, balluket anësore janë zgjidhja ideale për ju. Do t’ju duhet vetëm një krehër me qime të trasha dhe llak flokësh.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco