Nëse po kërkoni dëshpërimisht që jeta juaj të ndryshojë: Ja 3 mënyrat më të sigurta për ta bërë

Nëse po kërkoni dëshpërimisht që jeta juaj të ndryshojë: Ja 3 mënyrat më të sigurta për ta bërë

10:49, 29/09/2022

 

Jeni poshtë me moralin? Jeni të zhytur në zakone të këqija që doni t'i ndaloni sa më parë? Ose thjesht po kërkoni me ngulm që jeta juaj të marrë një tjetër drejtim. Na ndodh të gjithëve, por askush s'bën dot asgjë për ju. Fuqia e ndryshimit është vetëm brenda jush dhe ka 3 shtylla kryesore nëse doni të ndryshoni pozitivisht!

1. Ndrysho qasjen e të menduarit

Një mendje e ndryshuar, më e rritur, më e pjekur është një nga ndryshimet më fitimprurëse që mund të bëni për jetën tuaj. Ata që përpiqen të ndryshojnë qasjen e të menduarit i japin mundësi vetes të rriten, të mësojnë gjëra të reja dhe të marrin leksione apo rezultate kur ndodhen në një situatë që ndihen të ngecur. 

2. Ndrysho pritshmëritë

Një tjetër gjë shumë e rëndësishme nëse doni të ndryshoni veten pozitivisht lidhet me pritshmëritë. Pritshmëritë pozitive janë mendime të thjeshta që gjërat do të shkojnë mirë. Nga studimet e shumta ka rezultuar se pritshmëritë tona ndikojnë fuqishëm në rezultate prandaj, ndihmojeni veten duke besuar tek ju.

3. Ndrysho emocionet

Qasja juaj duhet të jetë drejt emocioneve pozitive nëse doni të gjeneroni sukses. Nuk ka asnjë opsion tjetër përveç tyre. Një pjesë e mirë e jona shkojnë pas zakoneve vetë-shkatërruese që zakonisht përmbajnë energji të ngarkuar negativisht si për shembull- pinë duhan për të menaxhuar stresin, alkool për të harruar apo për t'u ndjerë më të lumtur, ose shpenzojnë para për shopping sepse i shërben si "terapi". Përgjithësisht këto zakone të pashëndetshme dhe jo të dëshirueshme kontrollojnë emocionet tona negative, por s'mund  të prisni që jeta juaj të ndryshojë nëse e lini veten në dorën e tyre. Duke mësuar si të ndryshoni emocionet tuaja gjeni njëkohësisht çelësin për të ndryshuar sjelljen dhe jetën tuaj.

Burimi: Psychology Today

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco