Fitoi lotarinë 3 mln dollarë/ Të riut i vjen në 'majë të hundës': Vetëm më kërkojnë ndihmë, më mirë mos të kisha fituar

Fitoi lotarinë 3 mln dollarë/ Të riut i vjen në 'majë të hundës': Vetëm më kërkojnë ndihmë, më mirë mos të kisha fituar

18:18, 26/09/2022

Një shofer automjetesh nga shteti jugor i Kerala, fitoi 250 milionë rupi (3.06 milionë dollarë, 2.9 milionë £) në një lotari të qeverisë shtetërore në muajin shtator, raporton BBC.

Por një javë më vonë, ai postoi një video duke u kërkuar të panjohurve që të mos e shqetësonin më atë dhe familjen e tij. “Do të doja të mos kisha fituar”, thotë ai. “Çmimi i tretë mund të ketë qenë më i mirë”. Anoop thotë në video se po mendon të ndërrojë shtëpi për t’i shpëtuar vëmendjes dërrmuese të publikut.

Ai kishte blerë biletën më 17 shtator, një ditë para se të duhej të fluturonte për në Malajzi për një punë ku i duhej të hapte dërrkucin e kursimeve të djalit të tij. Pasi u publikua lajmi për fitoren, familja e tij mori një vëmendje të madhe mediatike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco