Njeriu më i gjatë në botë jeton me bujqësi, në një shtëpi 'në masën e tij'

Njeriu më i gjatë në botë jeton me bujqësi, në një shtëpi 'në masën e tij'

15:22, 26/09/2022

Sulltan turk Kosen, nga qyteti i Mardinit, është 2.51 metra i gjatë dhe mban titullin e njeriut më të gjatë në botë.

Në Mardin këto ditë po mbahet konkursi i fotografisë i quajtur “National Photo Safari Mardin”, ku pjesëmarrësit dhe anëtarët e jurisë së këtij konkursi vendosën të vizitojnë Sulltan Kosen, i cili jeton në fshatin Derik të Mardinit. Ata e vizituan atë në një shtëpi të krijuar posaçërisht për të.

Kosen, përveç gjatësisë prej 2,51 metrash, hyri në librin e rekordeve Guinness si njeriu më i gjatë.

Kosen falënderoi fotografët për vizitën dhe nuk e fshehu kënaqësinë dhe pjesëmarrësit e konkursit shfrytëzuan këtë rast për të shkrepur edhe foto.

“Njeriu më i gjatë në botë” zbuloi se deri më tani ka vizituar 127 shtete të botës, ndërsa në të njëjtën kohë ka pasur probleme shëndetësore.

Ai ka thënë se jeta e tij po kalon nën mbikëqyrjen e mjekëve, ndërsa familja e tij jeton me bujqësi.

Ai është i lumtur, siç tha, që ka pasur mundësinë të udhëtojë nëpër botë dhe të përfaqësojë vendin e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco