Zbulohet e vërteta rreth 'duarve false' të rojeve të sigurisë së mbretit Charles

Zbulohet e vërteta rreth 'duarve false' të rojeve të sigurisë së mbretit Charles

20:26, 22/09/2022

Një ish-truproje ka hedhur poshtë pretendimet se rojet e sigurisë së mbretit Charles kanë përdorur “duar false”.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, përgjigja e tij vjen pasi disa pamje kanë qarkulluar në internet në të cilat supozohej se janë parë oficerët e mbrojtjes së afërt të Mbretit – ndërsa ai u takua me turmat në Londër – se ata po përdornin “duar gome”.

Dhe ndërsa njerëzit kanë thënë se ato janë për të qenë të aftë të përdorin armët e fshehura poshtë palltove të tyre, Will Geddes ka shpjeguar pse nuk mund të jetë e vërtetë.

Një ekspert sigurie prej gati 30 vitesh, Will ka thënë për Metro.co.uk se megjithëse mund të ishte një taktikë në SHBA, ajo nuk do të përdorej nga rojet në Britani të Madhe.

“Nuk është një taktikë që përdoret fare në MB, mund të ketë lloj-lloj trukesh dhe marifetesh të tjera që oficerët e sigurisë përdorin për t’u siguruar që individët e profilit të lartë të mbahen të sigurt, por ky nuk do të ishte një prej tyre”, citohet të ketë thënë ai.

@kevhead22 What's going on with the Bodyguard's hands? #KingCharles #Bodyguard ♬ Stranger Things - Remix - Dharma

“… mbajtja e një arme ka probleme të mundshme sigurie për sa i përket mbushjes së armës dhe madje edhe shkrepjes së papritur”.

“Teoria që dikush mund të spekulojë është se ajo i lejon oficerit të mbrojtjes personale (PPO) të jetë në gjendje të arrijë te arma e tij super shpejt”.

“Por, për të qenë i sinqertë, duhet të jetë një çështje e vlerësimit shumë më të mirë të turmave, vlerësimit të kërcënimit shumë më mirë, planifikimit të ngjarjes ose lëvizjes në këmbë shumë më mirë”.

 “Në 30 vitet e punës në industrinë e sigurisë, unë kurrë nuk kam përdorur duar gome”.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco