VIDEO/ ‘Të ik apo të kthehem’, Joe Biden i përhumbur në skenë, nuk di nga të shkojë

VIDEO/ ‘Të ik apo të kthehem’, Joe Biden i përhumbur në skenë, nuk di nga të shkojë

19:22, 22/09/2022

Presidenti i SHBA, Joe Biden, 79 vjeç, u përball të mërkurën (21 shtator) me një tjetër situatë të sikletshme në publik, kur u duk se e humbi fare mendjen kur po dilte nga skena pas fjalëve të tij në Konferencën e ‘The Global Fund’.

Ndërsa duartrokitjet vazhdonin, presidenti i SHBA filloi të dilte nga skena përpara se të ndalonte befas dhe të shikonte përreth me një pamje të çuditshme në fytyrën e tij.

Më pas ai i pyeti ndihmësit e tij nëse do të duhej të dilte nga skena, apo të kthehej edhe njëherë atje ku ishte.

‘Joe Biden është krejtësisht i humbur në skenë. E frikshme dhe e trishtueshme’, shkroi në Twitter për këtë skenë, Steve Guest, këshilltari i komunikimi i senatorit Ted Cruz.

Nga ana tjetër, një drejtues i konferencës u drejtua duke thënë: ‘Faleminderit zoti President’, ndërsa Joe Biden po sillej nëpër skenë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco