Shkenca zbulon tri lloje të orgazmës femërore: Ortek, vullkan dhe me valë

Shkenca zbulon tri lloje të orgazmës femërore: Ortek, vullkan dhe me valë

23:40, 15/08/2022

Orgazma femërore është një proces i ndërlikuar dhe hulumtimet e reja tregojnë se gratë në fakt përjetojnë tri lloje të ndryshme orgazmash.

Studimi i kryer nga James Pfaus, profesor i neuroshkencës në Universitetin Charles në Pragë, zbuloi se orgazma e parë është ajo që ata e kanë përkufizuar si ortek, tjetra vullkan dhe ajo që quhet valë.

Studimi zbuloi se në orgazmë orteku tensioni fillimisht është më i lartë dhe shkon duke u ulur.

Një orgazmë vullkani paraqet një tension të qëndrueshëm, i cili shpërthen në fund.

Ndërkaq, orgazma me valë është me më shumë valë tensioni, shkruan The Independent.

Për të zbuluar llojet e ndryshme të orgazmave, Pfaus u kërkoi 54 grave të përdornin një vibrator të lidhur me Bluetooth të quajtur “Luanesha”.

Studimi zbuloi se vala ishte lloji më i zakonshëm i orgazmës së përjetuar nga pjesëmarrëset e studimit.

Në total, 11 gra përjetuan orgazmën e vullkanit, 17 përjetuan një orgazëm orteku dhe 26 përjetuan orgazmën me valë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco