48-vjeçari martohet me vajzën 19 vite më të re: Ne nuk zgjedhim me kë biem në dashuri

48-vjeçari martohet me vajzën 19 vite më të re: Ne nuk zgjedhim me kë biem në dashuri

12:10, 15/08/2022

Një burrë i sapomartuar, me gruan 19 vite më të vogël, u trondit kur zbuloi se ai e kishte takuar atë vite më parë, kur ishte vetëm një foshnjë. Çifti është në pritje të fëmijës së parë.

Rich Foetu Tomkinson, 48 vjeç, u martua me Evie Foetu Tomkinson, 29 vjeç, muajin e kaluar pasie takoi në një bar.

Pavarësisht diferencës në moshë, të dy u dashuruan marrëzisht dhe kur erdhi koha që Rich të takonte prindërit e Evie, ata e kuptun se ishin takuar vite më parë, dhe ka shumë të ngjarë që ai të kishte takuar gruan e tij kur ajo ishte vetëm një foshnjë.

Rich, një topograf, nga Stafford, Staffordshire, tha: “Ishte pak e frikshme kur kuptova se e kisha takuar Evie si foshnjë, por ne thjesht qeshnim për këtë. Mosha është vetëm një numër për ne dhe ju nuk mund të zgjidhni me kë bini në dashuri. “

“Martesa me të ishte dita më e bukur e jetës sime dhe jam shumë i emocionuar që do të kemi një fëmijë së bashku.”

Rich dhe Evie  patën shkëndijën e parë kur u takuan në një bar, në korrik të vitit 2018.

“Ai është një person kaq i ngrohtë”, tha Evie.

“Më tërhoqi që në bisedën e parë.”

Dyshja vazhdoi të takohej dhe Rich më në fund e kuptoi se kishte rënë në dashuri me Evie kur ajo u largua me pushime.

“E kuptova se më mungonte vërtet dhe isha i shqetësuar për të kur ajo ishte larg”, tha ai. 

“I tregova për ndjenjat e mia kur u kthye dhe ajo tha se ndihej njësoj”.

Çifti vendosi të jetonte së bashku në shkurt 2019 dhe më pas Rich i propozoi martesë në shtator 2019, shkruan Daily Mail. 

Kur Rich u takua me mamanë e Evie, Sarah Oëen, 53 vjeç, një këshilltare  ai kuptoi se ata në fakt ishin takuar më parë ndërsa punonin në të njëjtën rrugë me njëri-tjetrin në vitet ’90, që do të thotë se ai e kishte parë Evie si një foshnjë.

Çifti gjithmonë kanë pasur mbështetjen e familjeve të tyre edhe pse shpesh i quajnë babë e bijë.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco