Video/ Plazhi kthehet në 'arenë boksi' gruaja kap për fyti bashkëshortin

Video/ Plazhi kthehet në 'arenë boksi' gruaja kap për fyti bashkëshortin

17:49, 14/08/2022

Një debat mes një çifti në Turqi ka degraduar duke u shndërruar në një “arenë grushtesh dhe shuplakash” buzë detit.

Në videon që po bën xhiron e rrjetit shihet një grua e cila fillon të debatojë me burrin e saj, mirëpo më pas ajo fillon ta godasë me shkelma dhe grushta.

Gruas i janë “errësuar sytë” dhe nuk dëshiron që t’ja dijë se aty ndodheshin dhe shumë pushues tëtjerë të cilët janë bërë spektatorë të asaj “shfaqje”.

Sipas mediave vendase zanafilla e debatit të tyre ka qenë zbulimi i tradhëtisë nga burri i saj, që gruaja të përfundonte në atë gjendje duke mos ndalur për asnjë sekondë grushtat ndaj bashkëshortit.

I tmerruar nga ajo që ndodhi, burri nxori zemërimin e tij duke goditur dhe dëmtuar çadrat e plazhit përreth.

Ekipet e policisë menjëherë pas njoftimit të dëshmitarëve u dërguan në vendin e ngjarjes për të neutralizuar situatën.

Mirëpo, çifti dhe dy miqtë e tyre sapo kuptuan që policia po shkonte aty u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco