'Këto shenja do të kalojnë një të diel ndryshe'/ Zbuloni surprizat e yjeve

'Këto shenja do të kalojnë një të diel ndryshe'/ Zbuloni surprizat e yjeve

23:06, 13/08/2022

Horoskopi i Paolo Fox, për datën 14 gusht 2022

Dashi
I bukur ky qiell për beqarët, nëse jeni të interesuar për një person mos hezitoni të hidheni në sulm! Persoektiva të mira, projekte të reja të preferuara në sferën tuaj profesionale.

Demi
Është një qiell që të shtyn të kultivosh miq të rinj. Dhe mes tyre është dikush me të cilin/ën mund të lindë diçka më shumë. Lajme të mira edhe në frontin e punës.

Binjakët
Qiell interesant për profesionistët e pavarur, tani dëshironi të përfshiheni fort duke eksploruar horizonte të reja.

Gaforrja
Yjet janë renditur bukur për dashurinë në shenjën tuaj: nëse kohët e fundit keni takuar një person të këndshëm, kultivoni marrëdhënien me të, pa shumë hezitime. Epo edhe në punë nuk mungojnë lajmet.

Luani
Jeni të vendosur dhe dëshironi të arrini objektivat që i keni vënë vetes. Në dashuri, ndonjëherë dëshironi një konfirmim nga partneri/ja juaj edhe pse e dini se ai/ajo nuk do të bëjë asgjë për t’ju lënduar.

Virgjëresha
I bukur ky qiell për marrëdhëniet, ju keni mundësinë të zgjeroni rrethin e njohjeve duke e bërë veten të dukshëm për atë që jeni në të vërtetë.

Peshorja
Qiell intrigues për beqarët e shenjës tuaj, nëse jeni të interesuar për një person pse nuk e hidhni veten në sulm? Konfirmime të mundshme vijnë në punë.

Akrepi
Këtë të diel, dita fillon me lëvizje të ngadalta, por mos harroni se ju po vini nga një javë mjaft intensive. Në mbrëmje përjetohen gjëra të këndshme.

Shigjetari
I bukur ky qiell për ata që duan të pastrojnë pluhurin nga emocionet që kanë mbetur të varrosura. Ju mund të njihni një person të mirë, ndaj mos u përmbani.

Bricjapi
Yjësia është e rëndësishme për ata që e duan njëri-tjetrin, ndoshta po mendoni të legalizoni një bashkim. Është një periudhë e mirë edhe në punë, kolegët e vlerësojnë punën tuaj.

Ujori
Qiell interesant për ndjenjat, nëse jeni single, thjesht shikoni përreth jush! Këto ditë karakterizohen nga një sharm i jashtëzakonshëm dhe do të ishte vërtet turp ta çoni dëm!

Peshqit
Kohët e fundit ndjeheni mjaft nervozë, do të dëshironit të merrnit dhe të fluksit tutje gjithçka! Kujdes, mos i bieni murit me kokë, mendoni me kujdes përpara se të veproni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco