Pas ndryshimit të gjinisë, çifti italian vendosin të martohen!

Pas ndryshimit të gjinisë, çifti italian vendosin të martohen!

20:12, 11/08/2022

Ajo u bë ai, dhe ai u bë ajo.

Pasi ndoqën një rrugë të vështirë për të ndryshuar gjininë, Emanuele Loati 25-vjeç dhe Maura Nardi 41-vjeç më në fund do të martohen.

Tanimë, falë dokumenteve të reja të cilat janë të publikuara në gjendjen civile të Recanatit, dyshja më në fund kanë vendosur që ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë.

Maura, e cila është e verbër që në moshën 19-vjeçare, punon si operatore centrale për një institucion publik.

Ajo ka treguar se të  gjithë e mbështetën në rrugën e “tranzicionit” që ajo nisi në vitin 2018.

Image

Emanuele tha se ishte inkurajuar nga përvoja e të fejuarës dhe kishte vendosur që të bënte të njëjtën gjë. Në Recanati dhe pse një qytet i vogël lajmi u prit pozitivisht dhe me respekt.

“Të gjithë e mirëpritëm këtë vendim me kënaqësi, nuk kishte paragjykime”, shpjegon Antonio Bravi, kryebashkiak i Recanatit. Ndërkaq, Bravi thekson se “Nëse vendosin ta bëjnë dasmën në zyrat e bashkisë, unë do t’i martoj me kënaqësi të madhe”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco