FOTO/ 10 qytetet më të mira të botës për të jetuar

FOTO/ 10 qytetet më të mira të botës për të jetuar

19:14, 11/08/2022

Pandemia ka ndryshuar jetën tonë dhe renditjet që na tregojnë se cili është vendi më i mirë për të jetuar, duke marrë parasysh parametra të tillë si shëndeti, siguria, pastërtia, puna apo aksesi në shërbime, kanë ndryshuar gjithashtu.

Raporti vjetor i Indeksit Global të Jetueshmërisë publikohet çdo vit nga “The Economist Intelligence Unit” dhe bën një klasifikim të vendeve më të mira për të jetuar në botë: 173 qytete që analizohen në pesë kategori sipas stabilitetit, kujdesit mjekësor, kulturës dhe mjedisit, arsimit dhe infrastrukturës.

Indeksi Global i Jetueshmërisë përcakton sfidat me të cilat përballet një individ në 173 qytete. Në vitin 2022, kufizimet e relaksuara të COVID-19 në disa pjesë të botës çuan në ndryshime të mëdha, por një qytet historik përsëri zuri vendin e parë.

Dhjetë vendet e para dominohen nga Evropa Perëndimore dhe Kanadaja. Në fotogalerinë e mësipërme njihuni me qytetet më të mira për të jetuar, nga vendi i dhjetë në të parin.

Image

Osaka (Japoni): Qyteti i parë aziatik në renditje. Është qyteti i tretë më i madh në Japoni. Është qyteti që ndërthur më së miri traditën dhe modernitetin në mënyrë liberale.

Image

Amsterdam (Holandë): Qyteti i kanaleve, një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, është i njohur për ofertat e tij të ndryshme kulturore.

Image

Toronto (Kanada): Natyra, por edhe siguria, arsimi dhe shëndetësia të njohura ndërkombëtarisht në Toronto.

Image

Frankfurt (Gjermani): Qyteti i parë gjerman në renditje nuk është kryeqyteti i vendit. Ai është ngjitur 32 vende që nga viti i kaluar, kryesisht për shkak të kujdesit shëndetësor. Është kthyer në një qendër shumë të rëndësishme financiare dhe ka një numër të madh emigrantësh.

Image

Gjenevë (Zvicër): Qyteti i dytë zviceran në dhjetëshen e renditjes ndërkombëtare. Një qytet ku ndodhet selia e Organizatës Botërore të Tregtisë, Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe selinë e dytë të Kombeve të Bashkuara dhe Bankës Botërore.

Image

Vankuver (Kanada): Një nga qytetet më ndërkombëtare dhe ai që mirëpret më së miri çdo turist apo këdo që dëshiron të punojë dhe të jetojë atje. I rrethuar nga një natyrë fantastike. Shërbimet janë forca e tij e madhe.

Image

Kalgari (Kanada): Shumë afër maleve shkëmbore, bora është protagoniste; kafenetë dhe baret e stilit hipster janë të njohura ndërkombëtarisht.

Image

Zyrih (Zvicër): Natyra e mrekullueshme, një nga qytetet më të pasura në Evropë, jo vetëm në Zvicër. Teknologjia e saj e prodhimit të orëve ndërthur traditën dhe modernitetin.

Image

Kopenhagë (Danimarkë): E famshme për gastronominë, dizajnin, kulturën, artin dhe pasionin e saj për çiklizmin.

Image

Vjena (Austri): U zgjodh qyteti më i jetueshëm në botë në vitet 2018 dhe 2019. Është një nga qytetet perandorake më mbresëlënëse në Evropë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco