Orgazma ka efektet e saj anësore? Zbuloni nëse jeni edhe ju të pafat!

Orgazma ka efektet e saj anësore? Zbuloni nëse jeni edhe ju të pafat!

10:10, 10/08/2022

Orgazma zakonisht shoqërohet me ndjenjën e kënaqësisë, por si çdo gjë tjetër, edhe orgazma ka efektet e saj anësore!

Shkencëtarët e kanë quajtur këtë “fenomen periorgazmik”.

Orgazma përkufizohet si kulmi i stimulimit seksual, ku ndjenja mund të përhapet në të gjithë trupin dhe të shkaktojë ndjenja lumturie, kënaqësie, por momenti më i pritur gjatë një raporti seksual mund t’iu shkaktojë dy partnerëve edhe ndonjë problem.

Mes efekteve që mund të shkaktojë është të qeshurit, të qarit, teshtimat, gjumi i papritur, dobësia e përgjithshme, madje edhe disforia postcoitale.

Efektet anësore të orgazmës janë:

Halucinacionet: Më shpesh ndodhin te femrat dhe manifestohen me ndjenjën e braktisjes së trupit ose ndjenjën e fluturimit. Ndërsa te meshkujt mund të ndodhin gjendje të ngjashme me të ftohtin.

Orgasmolepsia: Një fenomen i përcaktuar në vitin 1928 ka lidhje me çrregullimet e gjumit. Simptomat zgjasin më pak se 30 sekonda dhe ka një humbje të plotë të kontrollit të muskujve.

E qara: Është më e zakonshme te femrat dhe kjo simptomë quhet disforia postkoitale. Përveç të qarit, mund të shfaqen edhe ndjenja melankolie, depresion, ankth ose shqetësim. Ato mund të shfaqen deri në një orë pas seksit dhe shpesh paraqiten edhe në marrëdhëniet e qëndrueshme, thonë studiuesit.

Marramendje dhe ndjenja për të vjella: Nuk është e pazakontë që si femrat ashtu edhe meshkujt të ndjehen të trullosur pas orgazmës dhe të humbasin kontrollin dhe ekuilibrin kur ngrihen. Humbja e ekuilibrit çon në të përziera.

Dhimbje koke: Pas orgazmës, mund të shfaqen dhimbje koke që janë shpërthyese dhe të shkaktuara nga zgjimi. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco