Disa ditë pas shfaqjes, vrima në Kili arrin në 650 metra thellësi e 48 gjerësi

Disa ditë pas shfaqjes, vrima në Kili arrin në 650 metra thellësi e 48 gjerësi

12:57, 09/08/2022

Një gropë e cila u shfaq papritur në Kili 10 ditë më parë tani është dyfishuar në madhësi dhe i ka detyruar zyrtarët të ndalojnë operacionet në një minierë bakri aty pranë, pasi banorët vendas kanë frikë për shtëpitë e tyre.

Vrima, e cila u shfaq më 30 korrik, tani ka arritur në 48 metra gjerësi dhe 656 metra thellësi.

Shërbimi Kombëtar i Gjeologjisë dhe Minierave të Kilit (Sernageomin) tha në fundjavë se është ende duke hetuar vrimën e hapur pranë minierës Alcaparrosa rreth 664 kilometa në veri të kryeqytetit Santiago dhe kishte urdhëruar që të gjitha punimet në vend të ndalonin.

Vrima pranë qytetit të vogël të Tierra Amarilla u ngrit për herë të parë gjatë natës më 30 korrik dhe ishte me ujë të dukshëm në fund, përcjell Klankosova.tv

Sernageomin tha se ka instaluar pompa për nxjerrjen e ujit në minierë dhe në ditët e ardhshme do të hetojë dhomat nëntokësore të minierës për nxjerrje të mundshme.

Zyrtarët lokalë kanë shprehur shqetësimin se miniera Alcaparrosa mund të ishte përmbytur nën tokë, duke destabilizuar tokën përreth.

  

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco