'Kur ta don ta don', amerikani fiton 25 mijë dollarë në lotari, para 6 viteve kishte fituar 1 milion tjera

'Kur ta don ta don', amerikani fiton 25 mijë dollarë në lotari, para 6 viteve kishte fituar 1 milion tjera

17:14, 08/08/2022

Kevin Miller nga Massachusetts mund të quhet lirisht njëri prej njerëzve më me fat në SHBA.

Ky burrë së fundmi fitoi 25 mijë dollarë në lotarinë Lucky for Life. Kjo fitore ndodhi gjashtë vite, pasi fitoi 1 milionë dollarë në lotarinë e shtetit të Massachusetts.

Është interesant se që të dy tiketat fituese i bleu në lokacionin e njëjtë.

Megjithatë nuk dihet se si dhe ku do të shpenzojë këto para Miller, por ai është zotuar se do të vazhdojë të blejë tiketa tjera me shpresën që sërish do të fitojë.

Në anën tjetër nga lotaria kanë bërë të ditur se paratë e fituara i janë dorëzuar, dhe se disa prej tyre i janë ndalur si taksë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco