Si të rrisësh vetëbesimin: Ja disa sekrete shumë të thjeshta

Si të rrisësh vetëbesimin: Ja disa sekrete shumë të thjeshta

19:33, 05/07/2022

Vetëbesimi është një art më vete dhe fillimisht, ka të bëjë me mënyrën si ti e sheh veten dhe më pas kjo pikëpamje, përcillet tek të tjerët.

Ka disa sekrete shumë të thjeshta që të bëjnë të kesh më shumë vetëbesim:

Ec 25% më shpejt

Shpatullat prapa, ngrije kokën dhe ec pak më shpejt. Mos u çudit kur të gjithë të të shohin drejt në sy dhe të kesh më shumë vetëbesim.

Fol ngadalë

Zakonisht, njerëzit që mendojnë se fjalët e tyre nuk kanë vlerë, flasin shpejt, ndaj zgjidh nëse do të dëgjohesh apo jo.

Përmbush detyra të vogla

Kur çohesh në mëngjes, rregullo shtratin, bëj mëngjesin dhe pi shumë ujë. Çdo ditë, shto nga një detyrë të re dhe përmbushe atë.

Vishu me stil

Së pari, do të ndihesh vetë mirë dhe kjo do të reflektohet edhe tek të tjerët.

Investo në dijet e tua

Lexo, shiko filma dhe dëgjo muzikë të mirë.

Praktiko kontaktin me sy

Sytë flasin më shumë se ç’mund të mendosh, ndaj përpiqu të bësh gjithnjë kontakt me sy.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco