Amerikani arrin që për 10 minuta të konsumojë 65 hot dog, fiton garën për të 15-tën herë

Amerikani arrin që për 10 minuta të konsumojë 65 hot dog, fiton garën për të 15-tën herë

19:19, 05/07/2022

Joe Chestnut edhe njëherë ka fituar në garën tradicionale që mbahet në Shtetet e Bashkuara, duke arritur që për 10 minuta të konsumojë 65 hot dogë, dhe për herë të 15-të ta fitojë këtë garë, që shënonte edhe 4 korrikun – ditën e pavarësisë.

37-vjeçari arriti të hajë hiq më pak se 63 hot-dog brenda 10 minutave, dhe synon të thyej rekordin që e kishte vënë vitin e kaluar me 76 hot dog.

Ky dominim i Chestnut nuk ka të ndalur, pavarësisht se një protestues që ishte pjesë e fushatës për të drejtat e kafshëve, vrapoi në drejtim të tij duke tentuar t’ia merr hot dogët.

Kjo ndërprerje zgjati vetëm pak sekonda, pasi u largua me forcë nga skena dhe gara vazhdoi sikur të mos kishte ndodhur asgjë e keqe.

Gara është mbajtur në Coney Island të Brooklyn, ku shumë qytetarët të New Yorkut ishin mbledhur për ta ndjekur nga afër garën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco