Performuesi shokon spektatorët/ Numri i shkoi gabim dhe fytyra i merr flakë në pak sekonda (VIDEO)

Performuesi shokon spektatorët/ Numri i shkoi gabim dhe fytyra i merr flakë në pak sekonda (VIDEO)

19:03, 05/07/2022

Një performues zjarri pësoi djegie të rënda në gojë dhe fytyrë pasi performanca e tij shkoi keq para dhjetëra turistëve, përfshirë fëmijë.

Grigory, 35 vjeç, shihet në video me aktin e tij në argjinaturën në Feodosia, një vendpushim në Krimenë e pushtuar, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina në vitin 2014.

Ai rrotullon një shkop që digjet në të dy skajet përpara një turme të mbledhur familjesh dhe pushuesish. Është një marifet që duhet ta ketë praktikuar shumë herë.

Por teksa rusi përpiqet të fryjë flakën, goja e tij merr flakë befas ndërsa vajguri i tij ndizet në mënyrë dramatike.

Ai vë dorën te goja i tronditur ndërsa performanca befas shkon keq dhe bie përtokë teksa është përfshirë nga  zjarri.

Spektatorët heronj nxitojnë për të ndihmuar interpretuesin, duke mbytur flakët me rroba dhe duart e tyre.

Mjekët e ndihmës së shpejtë shkuan shpejt në vendngjarje, thonë raportet.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco