Gabimet që nuk duhen bërë në rrjetet e njohjes nëse doni ta gjeni aty personin e duhur

Gabimet që nuk duhen bërë në rrjetet e njohjes nëse doni ta gjeni aty personin e duhur

16:40, 05/07/2022

Të njohësh dikë të ri dhe interesant ka qenë gjithmonë e vështirë.
Por tani që kemi akses në 33.9 milionë përdorues aktivë në aplikacionet e takimeve, rregullat e lojës kanë ndryshuar përfundimisht.

Ja pra që ekspertët e takimeve tregojnë gabimet që nuk duhet të bëni në Tinder dhe aplikacione të ngjashme nëse doni të gjeni dashurinë.

1-Mos pretendoni të jeni dikush që nuk jeni
Sipas ekspertëve, nëse nuk jeni të ndershëm në prezantimin e vetes dhe falsifikoni informacionin vetëm për të pasur më shumë vëmëndje , atëherë të gjitha marrëdhëniet e mundshme janë të destinuara të dështojnë.

2-Mos prisni rezultate të menjëhershme
Shpesh njerëzit i afrohen takimeve në internet duke pritur të gjejnë një shpirt binjak në një kohë të shkurtër.
Mundohuni të keni pritshmëri më realiste dhe mbani në mend se këto gjëra kërkojnë kohë.
Jini të durueshëm, këmbëngulës dhe rafinoni rregullisht profilin tuaj.

3-Mos shkruani shumë mesazhe…
Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit është fillimi i bisedave pa fund.
E vërteta e bezdisshme është se shumë njerëz në këto platforma nuk duan një takim, por një “prift për tu rrëfyer”.
Ekspertët këshillojnë të merrni kontrollin e bisedës dhe të vendosni një pikë ku mund të kërkoni dikë të dalë.
Ose, thjeshtë ta lini bisedën dhe të kaloni në diçka tjetër.

4-Mos mendoni se aplikacionet e takimeve janë shansi juaj i vetëm për të gjetur dikë
Sipas një studimi të ri, rreth 40% e çifteve amerikane të anketuara e takuan partnerin e tyre në një aplikacion takimesh.
Por kjo nuk do të thotë se ky është i vetmi mjet që keni në dispozicion.
Fatkeqësisht, përdorimi i aplikacioneve për takime sikur të ishin zgjidhja e vetme për vetminë tuaj do t’ju çonin vetëm në zhgënjim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco