Po nëse tradhëtia është e mirë për çiftin? Çfarë mendojnë ekspertët?

Po nëse tradhëtia është e mirë për çiftin? Çfarë mendojnë ekspertët?

16:20, 05/07/2022

Të thuash se tradhtia është e mirë për çiftin mund të duket e pabesueshme dhe në shumë raste është.

Por ka edhe nga ata që argumentojnë se tradhëtia ju bën mirë. Për veten e tyre mbi të gjitha.

Intimiteti jashtë shtratit bashkëshortor është në shumë raste, një kompensim për atë që nuk mund të merret nga historia aktuale e dashurisë.
Ndonjëherë ndodh sepse pasioni është shuar, herë të tjera sepse çifti është bërë ‘shumë intim’, por në nivel emocional dhe jo poshtë çarçafëve.

Partneri tjetër jashtë çiftit ka fuqinë për të rindezur pasionin tek njëri prej bashkëshortëve, i cili shumë shpesh arrin të sjellë në shtratin martesor, eksitimin e sapogjetur.

A mund të bëhet diçka për të zgjidhur problemin apo kur pasioni shuhet nuk ka shpresë se do të ketë shkëndija?

Këshilla është që fillimisht të analizohen shkaqet.
Jo të gjitha marrëdhëniet bashkëshortore përfundojnë për të njëjtën arsye.
55% ankohen se partneri i tyre nuk merr më iniciativën.
45% do të donin më shumë imagjinatë në shtrat dhe 35% do të donin të eksperimentonin me gjëra të reja.
Shumë çifte e marrin njëri-tjetrin si të mirëqenë.

Largimi për të paktën dy javë është hapi i parë për të ndjerë mungesën dhe ndoshta dëshirën e tjetrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco