Shkencëtarët zbulojnë specie të reja gjigante të zambakut të ujit - FOTO

Shkencëtarët zbulojnë specie të reja gjigante të zambakut të ujit - FOTO

10:38, 04/07/2022

Është zbuluar një specie e re gjigante e zambakut të ujit – e cila ka qenë e fshehur nga sytë për 177 vjet.

Bima e madhe kishte qenë në arkivat e Kopshtit Botanik Mbretëror, Kew dhe po rritej në një numër koleksionesh ujore, por gabimisht qe identifikuar si një specie tjetër.

Tani një studim i detajuar shkencor ka zbuluar se ajo është e re për shkencën.

Ajo gjithashtu mban rekordin si zambaku më i madh i ujit në botë, me gjethe që rriten më shumë se 3 m (10 këmbë) të gjera.

Bima është quajtur Victoria boliviana - emëruar sipas Bolivisë, ku rritet në një pellg të vetëm ujor në një pjesë të sistemit të lumit Amazon.

Hortikulturisti Carlos Magdalena, një nga ekspertët kryesorë në botë të zambakëve të ujit, dyshonte prej kohësh se bima ishte e ndryshme nga dy speciet e tjera gjigante të njohura, Victoria amazonica dhe Victoria cruziana.

Kështu, duke punuar me shkencëtarë nga Bolivia - nga Herbariumi Kombëtar i Bolivisë, Kopshti Botanik i Santa Cruz dhe Kopshti Botanik Publik La Rinconada - ai mblodhi disa fara dhe i ktheu në Kew.

Ai i tha BBC News: “Kjo do të thoshte se ne mund ta rritnim atë krah për krah me dy speciet e tjera në saktësisht të njëjtat kushte. Pasi e bëmë këtë, mund të shihnim shumë qartë se çdo pjesë e vetme e bimës ishte krejtësisht e ndryshme.”

Ai e përshkroi gjetjen si "kulmin" e karrierës së tij.

Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco