Njerëzit të varur nga telefonët, shpenzojnë një dekadë të jetës para ekraneve

Njerëzit të varur nga telefonët, shpenzojnë një dekadë të jetës para ekraneve

15:31, 02/07/2022

Duke mbajtur kontakte me miqtë dhe familjen, duke qendruar në Facebook apo Twitter, ose duke u argëtuar në Instagram dhe TikTok, telefonat janë padyshim një gjë thelbësore në jetën tonë. Nëse na thuhet se gjatë jetës, nejeni duke kaluar pothuajse një dekadë në telefonat tane, me siguri do të befasoheshim.

Por kështu është, pasi një studim nga “Whistle Out”, intervistoi plot 1000 përdorues amerikanë të “SmartPhone”, për të parë se sa kohë kalojnë në telefonat e tyre dhe rezultatet më se befasuese. Sondazhi i “Whistle Out” zbuloi se ata që janë të lindur 1981-1996 shpenzojnë pothuajse një të katërtën e jetës në telefonat e tyre, duke zënë 23.1% të ditës së tyre.

Kjo shifër, bie në 16.5% për gjeneratën tjetër të lindur 1965-1980 dhe është edhe më e ulët për ata të lindur më 1946-1964, me 9.9% të orëve të zgjuar të shpenzuara duke kërkuar në internet.

Pikërisht në këtë studim, u llogarit edhe numrin mesatar të orëve në ditë që kalojmë në telefona, i cili gjithashtu ndryshonte shumë midis brezave. Koha mesatare për gjeneratat më të reja llogaritet në rreth 3.7 orë dhe ato më të vjetra deri në 2.5 orë.

Gjithashtu, “Whistle Out” ka vlerësuar se përdoruesi mesatar i telefonit, do të shpenzojë 8.74 vjet në telefon gjatë jetës së tij. Por ata shpjegojnë se, veçanërisht për mijëvjeçarët që ishin ndër njerëzit e parë që u rritën me këtë teknologji, përdorimi i madh i telefonit varet nga punët e fokusuara tek teknologjia.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco