'Kjo verë do jetë një ndër më të vështirat', astrologu ka një lajm të keq për këtë shenjë të horoskopit

'Kjo verë do jetë një ndër më të vështirat', astrologu ka një lajm të keq për këtë shenjë të horoskopit

07:52, 01/07/2022

Kjo verë me sa duket nuk do të ketë lajme të mira për të gjitha shenjat e horoskopit. Kjo pasi për njërën prej tyre do të ketë stres dhe do të jetë një nga periudhat më të vështira.

Astrologu Hysgen Dauti, i ftuar në emisionin ‘ABC-ja e Mëngjesit’, zbuloi se bëhet fjalë shenjën e Bricjapit, e cila sipas tij, ndodhet në një presion të vazhdueshëm, pasi po i kërkohet të punojë shumë fortë. Mirëpo, kjo do të bëjë që Bricjapë energjinë e tij ta fokusojë te familja, pasi lodhja e tepërt i ka sjellë trazira emocionale.

“Vera e Bricjapit është një nga më të vështirat ndonjëherë. Ato planet, dëshirat, objektivat, po i kërkohet të punojë shumë fortë për t’i arritur. Po i ngadalësojnë procesin, njerëzit po ja vonojnë gjërat. Gjithsesi, është një periudhë që do të duhet t’i kushtojë rëndësi familjes. Lodhja e tepërt i ka sjell pak trazira emocionale dhe do të ketë disa probleme familjare që do të duhet ti zgjidhin, ose probleme pronësore, ose probleme që lidhen me trashëgiminë. Ky është ai momenti që duhet të jenë të kujdesshëm ndaj detajeve. Sa i përket dashurisë, do të gjejnë persona që do të kenë mbështetje të madhe emocionale, do ti jap një suport”, tha astrologu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco