Ky është parashikimi i astrologut Paolo Fox për ju

Ky është parashikimi i astrologut Paolo Fox për ju

15:13, 29/06/2022

Dashi-Kjo ditë ju sheh me një rënie energjie, për fajin e hënës që bën disa lojra në dashuri. Në punë është një periudhë fuqie, dritë jeshile për projekte të reja.

Demi-Nëse jeni beqar, mos u mbyllni në shtëpi, kjo është koha ideale për të takuar shpirtin tuaj binjak. Në punë ka konfirmime të mira dhe gjithashtu lajme për t’u shfrytëzuar

Binjakët-Në dashuri qielli flet për një ditë plot vitalitet. Megjithatë në punë është më mirë të mos emocionoheni.

Gaforrja-Lajme të mira për dashurinë me hënën e favorshme që jep emocione të forta. Në punë duhet të keni durim që fitimet dhe kënaqësitë të vijnë.

Luani-Jeni në një moment pauze në dashuri por tashmë në gusht pasioni do t’i rikthehet protagonistit. Jeni shumë të zënë në punë, por kënaqësia është afër.

Virgjëresha-Në dashuri duhet të qëndroni të qetë dhe të mos bëheni impulsivë. Mendoni për të rifituar ekuilibrin tuaj. Në punë është një kohë e mirë nëse dëshironi të fitoni më shumë.

Peshorja-Në dashuri duhet të jeni të kujdesshëm me takimet e reja dhe të shikoni mirë se kë keni përballë. Në punë është më mirë të ruani qetësinë, nuk është dita ideale për polemika.

Akrepi-Në dashuri ka lajme të mira dhe do të ketë një mënyrë për t’u sqaruar me një person të veçantë. Në punë keni shumë për të bërë akoma por jeni krenarë për rrugën tuaj.

Shigjetari-Ka një lajm të mirë në dashuri, ndaj lëre veten të lirë. Në punë vlerësojeni mirë çdo propozim por mos u shqetësoni sepse është Jupiteri për t’ju mbrojtur.

Bricjapi-Nuk jeni plotësisht të kënaqur me situatën tuaj të dashurisë dhe do të dëshironit diçka nga partneri juaj, i cili gjithsesi nuk mund t’jua japë. Në punë po “mbijetoni” dhe periudha është paksa komplekse por me durim do të gjeni vendin tuaj.

Ujori-Në dashuri është koha ideale për takime të reja ndaj largoni ndrojtjen. Në punë do i zgjidhni problemet një nga një.

Peshqit-Këto ditë janë ideale për të shijuar emocionet që vetëm dashuria mund t’ju japë.
Në punë po kaloni ndryshime të mëdha por me vetëbesim do shkoni larg.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco