Posa t’i mësoni këto 7 këshilla nga Platoni, ju do të bëheni shumë më të mençur

Posa t’i mësoni këto 7 këshilla nga Platoni, ju do të bëheni shumë më të mençur

13:04, 29/06/2022

Jo vetëm se Platoni njihet si themeluesi i institutit të parë për edukim të lartë, por ai kishte qenë një person shumë i zgjuar.

Ai njihet anë e mbanë si një nga figurat më të rëndësishme sa i përket zhvillimit të filozofisë, e veçanërisht traditës Perëndimore

Platoni e kishte jetuar jetën e tij me qëllime të ndryshme, dhe shumica ditëve të sotme i shohin shkrimet dhe mësimet e tij si mënyrë për t’i menaxhuar jetët e tyre.

Pavarësisht se jetojmë jetë shumë të ndryshme nga ajo si e ka jetuar Platoni, prapëseprapë shumica e gjërave që i ka thënë ai aplikohen edhe ditëve të sotme.

Këto janë shtatë mësimet nga Platoni, të cilat do t’ju bëjnë më të mençur:

– “Silluni mirë, sepse çdo njeri që e takoni është duke e luftuar një betejë të vështirë”

– “Meshkujt e mençur flasin sepse kanë diçka për të thënë; budallenjtë flasin vetëm se duhet thënë diçka”

– “Më shumë mund të zbuloni rreth një personi duke luajtur diçka për një orë, sesa duke biseduar për një vit”

– “Fillimi është pjesa më e rëndësishme e punës”

– “Një nga dënimet e të refuzuarit të merrni pjesë në politikë është se mund të përfundoni duke u qeverisur nga inferiorët”

– “Veprimet e mira na japin forcë dhe inspirojnë veprime të mira te tjerët”

– “Matësi i një njeriu është ajo çfarë bën me fuqinë e tij”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco