Si të jeni një debatues i mirë?

Si të jeni një debatues i mirë?

10:36, 29/06/2022

One Telecommunications i është bashkuar për të dytin vit radhazi projektit të Re-Debate, i cili ka një traditë të hershme dhe mbahet mend gjerësisht për personalitetet e shquara që ka mbledhur. Synimi i Re-Debate është përdorimi i debatit si instrument për modelin e zhvillimit social dhe ekonomik të Shqipërisë, ndaj më poshtë, mund të gjeni disa këshilla nga One Telecommunications të cilat mund të përdoren nga debatuesit e Re-Debate, por jo vetëm.
Nuk ka rëndësi nëse po debatoni nga një podium apo thjesht me një mik për një tematikë të caktuar: ka disa rregulla të pranuara që ju ndihmojnë të argumentoni si një profesionist. Dhe le ta pranojmë që ka pasur një moment që dhe ne kemi dashur të jemi si debatuesit, të cilët mund të të bindin se dielli lind në perëndim.

Kur ju përdorni komunikim efektiv, me argumente të mirëmenduara dhe i kushtoni vëmendje asaj që kundërshtari juaj po thotë, mund të bëni thuajse çdo mendim të tingëllojë si i duhuri.
Po çfarë duhet të keni parasysh kur debatoni?
– Ruani qetësinë: Kur debatoni, qëndroni të qetë. Mos filloni të bërtisni dhe as të inatoseni, sepse tregon dobësi përpara kundërshtarit. Përpiquni të mbani një ton zëri të njëtrajtshëm dhe një shprehi fytyre neutrale.
Këshillë: Nëse keni probleme të qëndroni të qetë, përpiquni të fokusoheni te frymëmarrja juaj për një ose dy minuta.

– Flisni qartë: Kur flisni, sigurohuni që ta bëni në mënyrë sa më të qartë, që njerëzit të mund t’ju kuptojnë. Të folurit qartë mund t’ju bëjë të tingëlloni si më të zgjuar dhe më të sigurt. Mos belbëzoni, ulni zërin, apo zvarrisni fjalët por shqiptojeni secilën rrokje me kujdes.
Këshillë: Është e lehtë të kuptoni nëse nuk po flisni qartë kur thoni fjalëshpejtat. Praktikohuni me fjalëshpejtat si: “Kupa me kapak, kupa pa kapak” apo “Karikaturisti karikaturon karikatura karakteristike”.

– Shpjegoni logjikën: Kur i shpjegoni dikujt se si keni arritur në përfundimet e argumentave të zgjedhur bazuar në fakte, statistika, emocione apo dhe autoritet, ju po e detyroni trurin e personit që keni përballë që të mendojë njësoj si i juaji. Për sa kohë arsyetimi është i mirë, qoftë dhe në sipërfaqe, kjo mund të jetë një nga mënyrat më efektive për të fituar debatin.

– Jini i respektueshëm dhe i drejtë: Kur debatoni me dikë, mos harroni të jeni të respektueshëm. Mos ofendoni apo gjykoni kundërshtarin tuaj dhe as mos shtrembëroni faktet. Jini të drejtë në përzgjedhjen e argumenteve dhe mos gënjeni apo manipuloni. Mbi të gjitha, respektoni radhën dhe mos i ndërprisni fjalën personit që keni përballë.

– Veproni me vetëbesim: Edhe nëse nuk keni shumë vetëbesim, nëse silleni në atë mënyrë mund t’ju bëjë juve dhe argumentin tuaj të triumfoni duke ju bërë më tërheqës dhe të besueshëm.
Këshillë: Për të ngjarë me vetëbesim, bëni kontakt sy më sy me kundërshtarin dhe audiencën. Mos shtrëngoni duart apo gishtat tuaja, por përdorini duart për të folur ose thjesht mbajini para vetes tuaj pa bërë lëvizje. Flisni qartë dhe shmangni përdorimin e “ëë, ëm”.

One Telecommunications dëshiron të japë kontributin e saj për të kultivuar tek të rinjtë zhvillimin e aftësive komunikuese, të menduarit kritik, inkurajimin e tolerancës dhe respektit mbi idetë e ndryshme, si dhe promovimin e rritjes së interesit tek të rinjtë mbi ngjarjet aktuale. Janë pikërisht këto projekte që zhvillojnë vlerat edukuese dhe qytetare tek brezat e rinj, që do të jenë asetet e së ardhmes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco