Kjo është fotografia e pazakontë e reve që u bë virale në rrjetet sociale

Kjo është fotografia e pazakontë e reve që u bë virale në rrjetet sociale

23:15, 27/06/2022

Një grua nga Minnesota, SHBA, ka arritur të shkrep një fotografi të pazakontë.

Në shikim të parë duket sikur dallgët e detit do të bien mbi rrugë, por në fakt ishin retë që ishin grumbulluar dhe kishin formën e dallgëve.

Gjithçka filloi kur Theresa Birgin Lucus nga Bemidji po udhëtonte me veturë për në Rochester, kur një stuhi filloi dhe retë u bënë më të shpeshta.

Nga frika se mund të ndodhë diçka me të, e bija e saj vazhdimisht i telefononte për ta pyetur nëse është gjithçka në rregull.

“Ajo po çmendej dhe për ta bindur se nuk jam larg shtëpisë shkrepa një fotografi. Doli të jetë një fotografi shumë interesante, që e vërejti bija ime që më pas e shpërndau nëpër rrjetet sociale”, tha ajo.

Nga publikimi i fotografisë, në rrjetet sociale kanë shpërthyer komentet, dhe për pak kohë fotografia u shpërnda gjithandej.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco