Do të habiteni, kështu duket kërcimi me parashutë nga vetëm 26 metra lartësi

Do të habiteni, kështu duket kërcimi me parashutë nga vetëm 26 metra lartësi

17:08, 26/06/2022

Ish-parashutisti John Bream, ka arritur të thyej një rekord për kërcim me parashutë nga një lartësi e vogël.

Bream në Hampshire të Anglisë ka kërcyer nga një lartësi prej vetëm 26 metra, ku më pas ka aktivizuar parashutën.

Në atë lartësi ishte ngjitur me ndihmën e një krani. Ndryshe Bream është rekordmen për hedhje në det nga aeroplani nga një lartësi shumë e madhe.

Ai njihet për udhëtimet nëpër botë dhe kërcimet nga objekte dhe ura të ndryshme. Rekordi i tij i fundit, ka për qëllim mbledhjen e parave për të ndihmuar Ukrainën, transmeton Telegrafi.

Rekordi i tij pritet të zyrtarizohet muajin e ardhshëm, kurse që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ishte i etur që të bëjë diçka për ta ndihmuar këtë vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco